Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbante lokalin hapur, e pëson keq 31 vjeçarja në Durrës

schedule11:49 - 12 Maj, 2020

schedule 11:49 - 12 Maj, 2020

Një 31 vjeçare nga Durrësi do të ketë probleme me policinë tashmë pasi u kap duke mbajtur lokalin hapur duke shkelur kështu urdhrin e qeverisë për masat kundër koronavirusit.

E reja do të ndiqet penalisht pasi ishte edhe pa licencë ndërkohë që shkelte vendimin.

“Kjo shtetase mbante hapur lokalin “Bar Kafe” në administrim të saj, në kundërshtim me Aktin Normativ, në lagjen nr. 17, Durrës dhe ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse”, bën me dije policia.

Njoftimi i plotë

Mbante lokalin hapur në kundërshtim me Aktin Normativ dhe ushtronte aktivitetin pa licencë, procedohet në gjendje të lirë administratorja e lokalit.

Gjithashtu procedohen në gjendje të lirë 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. H., 31 vjeçe, banuese në Durrës.

Kjo shtetase mbante hapur lokalin “Bar Kafe” në administrim të saj, në kundërshtim me Aktin Normativ, në lagjen nr. 17, Durrës dhe ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!