Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Kukës

schedule08:52 - 24 Shtator, 2021

schedule 08:52 - 24 Shtator, 2021

Policia në Kukës ka arrestuar një 51-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Bëhet e ditur se në pranga është vënë  A. D., banues në fshatin Tejmoll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!