“Mbajeni mend këtë emër”, UEFA bën postimin e veçantë dedikuar Ernest Muçit

schedule21:16 - 26 Shtator, 2023

schedule 21:16 - 26 Shtator, 2023

Mund të thuhet me plot gojë se kjo se e enjtja e kaluar ishte mbrëmja e Ernest Muçit. “Legjionari” 22-vjeçar i Kombëtares shqiptare realizoi një performancë magjikë mbrëmjen e kësaj të enjteje, duke u kthyer në protagonistin kryesor në fitoren 3 me 2, të polakëve të Legia Warsaw ndaj “gjigandëve” anglezë të Aston Villa.

Përveç tifozëve polakë dhe tanëve, Muçi duket se ka habitur jo pak dhe drejtuesit e UEFA, të cilët këtë të martë i kanë dedikuar një postim në profilin zyrtar, në plaftormën “X”, (Tëitter), talentit shqiptar.

“Ernest Muçi. Mbajeni mend këtë emër” shkruan UEFA në profilin e saj zyrtar të Conference League në rrjetet sociale, teksa së fundmi ka shpërndarë vazhdimisht postime për futbollistin shqiptar gjatë ditëve të fundit, që pas asaj paraqitje mbresëlënëse ndaj Aston Villa. /i.m /abcnews.al 

Postimi i UEFA-s: