SHQIPËRI- Në datat 29-30 tetor, do të mbahet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.
Në orën 15:15-16:30, do të bëhet hapja e takimit, i cili bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, Kryetar i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe zMarco Tarquinio, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.
Gjatë dy ditëve të takimit të dy delegacionet do të diskutojnë dhe ndajmë mendime mbi fusha dhe tema që lidhen me ligjin, por dhe me pjesën ekonomike dhe lirinë e medias.
Temat e diskutimit:
1)Sundimi i ligjit; lufta kundër krimit dhe korrupsionit;
2)Liria e medias dhe zgjedhjet;
3) Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; si dhe 4)Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.
Sakaq, delegacioni i Parlamentit Evropian do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentaren Elisa Spiropali me krerët e grupeve parlamentare si dhe me ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla./abcnews.al