Mbahet sot Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS, 6 panelet e diskutimit

schedule07:45 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 07:45 - 8 Dhjetor, 2023

PS do të mbajë sot Kongresin, ku do të prezantohet projekti i transformimit të partisë dhe synimet për mandatin e katërt. Punimet do të ndahen në 6 panele: Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit, prioritetet zhvillimore, qeverisja vendore, siguria dhe Shqipëria në botë si dhe PS 2030.

Fjala e kryeministrit Rama pritet të mbahet në orën 16:40, ndërkohë që punimet e Kongresit do të fillojnë në orën 11:45. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi theksoi pak ditë më parë në një intervistë për ABC News se “do jetë një kongres arritjesh dhe diskutimesh”.

“Do jetë një kongres arritjes dhe diskutimesh dhe do shpalosim problematika e jetës së brendshme dhe çfarë do bëjmë në vazhdim për të fuqizuar strukturën tonë, reformat që kemi realizuar dhe çfarë presim që të realizojmë pastaj dhe cilat janë pikat që ne e bazojmë forcën tonë. Ne qartazi po strukturojmë veten tonë që të jemi të gatshëm të fitojmë”, tha ai.

Programi i punimeve të Kongresit:

11:45 – PANELI 1

Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni, Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale

12:00 – PANELI 2

Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia dhe Kultura

13:00 – PANELI 3

Shërbimet publike: Arsimi, Shëndetësia, dhe Mbrojtja Sociale, Sipërmarrja, Arsimi Profesional

14:00 – PANELI 4

Qeverisja Vendore: Reforma Territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi

15:00 – PANELI 5

Siguria dhe Shqipëria në botë

15:50 – PANELI 6

Partia Socialiste 2030

16:40 – Fjala e kryetarit të PS- së, Edi Rama

/abcnews.al