Mbahet në Tiranë konferenca e radiologjisë

schedule22:56 - 26 Shtator, 2022

schedule 22:56 - 26 Shtator, 2022

U mbajt në Tiranë konferenca Mbarë Kombëtare e Radiologjisë në organizimin e  Shoqatës AMEA, në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën Shqiptare të Radiologjisë &Shoqatën e  Radiologëve të Kosovës, si dhe Spitalit Amerikan.

Kjo konferencë është cilësuar si një prej eventeve më të arrira shkencore në fushën e imazherisë së Avancuar. Kjo konferencë e cila zgjoi interes të lartë te ekspertët e shëndetit, kishte në fokus risitë në radiologjinë Intervencionuese 2022”.

Profesori i Asociuar, mjeku imazherist Arben Rroji tregon për qëllimin e kësaj konference.

“Topika këtë vit është radiologjinë Intervencionuese. Është një fushë e re për të dhënë sa më tepër rezultate.”

Profesoresha e asociuar, doktoresh Iris Allajbeu solli në këtë konferencë eksperiencën e saj në universitetin prestigjoz të Cambridge. Ajo tregon risitë e imazherisë për vitin 2022.

“Mendoj shumë shpejt radiologjia intervencionuese do të jetë prioritet i mjekëve radiologë. Duke e khyer mjekun radiolog në një anëtar shumë të rëndësishëm të ekipit.”

Profesori i Asociuar, mjeku Ilir Ahmetgjetkaj, ndau me kolegët eksperiencën e tij në Kosovë. Ai tregon të veçantën e kësaj konference këtë vit.

“Një konferencë e përbashkët e shoqatës së radiologëve të Shqipërisë dhe Kosovës.”

Konferenca është  akredituar me 6 kredite,  nga Agjensia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror.  Në konferencë u dha çmimi RENTGEN për Prof, Dr. Vangjush Anastasin për karrierën.  Prof. As. Iris Allajbeun për arritjet akademike dhe Prof. As. Dr Ilir Ahmegjekaj për bashkepunumin midis dy shoqatave te Radiologeve, asaj shqiptare dhe asaj kosovare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!