Mbahen zgjedhjet presidenciale në Sllovaki/ Qytetarët shkojnë në kutitë e votimit

schedule13:01 - 23 Mars, 2024

schedule 13:01 - 23 Mars, 2024

Rreth 4.4 milionë sllovakë do të shkojnë këtë të shtunë në kutitë e votimit për të zgjedhur një president të ri.

Qendrat e votimit u hapën të shtunën në orën 07:00 të mëngjesit me orën lokale dhe pritet të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Nuk është planifikuar asnjë exit-poll, ndërsa rezultatet pritet të dihen të dielën pasdite.

Nëse, siç duket, asnjë nga kandidatët nuk mbledh më shumë se 50% të votave, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 6 prill.

Në mesin e 9 kandidatëve për zgjedhje nuk ka asnjë grua. Presidentja në largim Zuzana Kaputova nuk kandidoi për një mandat të dytë pesëvjeçar, pavarësisht se ende gëzon popullaritet të lartë.

Sipas sondazheve, dy kandidatë janë dukshëm favoritët e këtij procesi zgjedhor. Ivan Korçok, një ish-ministër i Jashtëm, premton t’i japë një kundërpeshë qeverisë së kryeministrit aktual Robert Fiço dhe kryetarit të parlamentit Peter Pellegrini, i cili u bën thirrje sllovakëve të kapërcejnë ndarjen politike që po paralizon vendin. Ai shprehet se dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me pushtetin, por edhe me opozitën.

Politikanët dhe shoqëria sllovake janë thellësisht të përçarë dhe atmosfera mes qeverisë dhe opozitës është helmuar nga akuza të hidhura.

Ka një debat intensiv në vend lidhur me qëndrimin e tij ndaj luftës në Ukrainë, por edhe për shtetin e së drejtës dhe demokracinë. Sllovakia është përballur me protesta të përsëritura masive kundër qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!