Mazrekaj: Te Laçi presion më shumë se kudo, vendimtare dy ndeshjet e radhës

schedule00:24 - 26 Janar, 2021

schedule 00:24 - 26 Janar, 2021

Mentor Mazrekaj shënoi sot një supergol ndaj Tiranës dhe i dha fitoren Laçit ndaj bardhebluve. Sonte i ftuar në emisionin “Pressing”, fantazisti komentoi rrjetën e sotme dhe situatën te Laçi.

“Goli ndaj Tiranës nuk është më i rëndësishmi sepse i kam shënuar edhe dy herë të tjerë në derbi. Laçi është ekip, që nuk ka luftuar kurrë për objektiva madhorë dhe është viti i parë që kanë synuar titullin kampion. Është presion më ndryshe se te Partizani apo ekipet e tjerë.

Është problemi i mentalitetit shqiptar, që mendojnë se kur duan të dalin kampion, kujtojnë se do ja lirojnë të gjithë rrugën. Pas Partizanit luajta te Prishtina, por në Kosovë nuk më shkoi aspak mirë dhe e lashë futbollin.

Ne për titull? Kur pretendon edhe Tirana, pse jo edhe ne? Dy ndeshjet e radhës janë vendimtare dhe do të shohim si dalim. Nëse nuk ecim mirë, do shohim Europën. Me të gjithë presidentët jemi si shokë. Edhe me Pashkun njësoj, me mua është sjellë shumë mirë dhe korrekt, nuk e di për të tjerët.

Gjithsesi në fushë nuk ka shokë. Ardhja e Duros? Në fillim ekipi ishte shumë në presion. Nga të gjithë futbollistët e Laçit vetëm Malota ishte kampion. Mediet dhe lartësimi që na dhanë na bëri dëm dhe Cungu nuk arriti ta menaxhojë këtë”, u shpreh Mazrekaj. /abcnews.al