Mazrekaj: Renditja reale, Teuta dhe Laçi më të fortët. Kemi gabuar me të “voglat”

schedule23:52 - 25 Janar, 2021

schedule 23:52 - 25 Janar, 2021

Eurogoli i Mentor Mazrekajt i dha fitoren sot Laçit. Bardhezinjtë mposhtën 0-1 Tiranën në kryeqytet, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme. Sulmuesi i bardhezinjve është një nga të ftuarit e mbrëmjes së sotme në emisionin “Pressing” në ABC, aty ku ndër të tjera tha:

Klasifikimi është më i drejti. Laçi duhet të ishte më mirë, kemi gabuar me ekipet e vendeve të poshtme të tabelës, por renditja është reale. Ky trepikësh sot ishte rikuperim i dy ndeshjeve të fundit me Apoloninë dhe Skënderbeun.

Mendoj se skuadrat më të mira në letër kanë qenë Teuta dhe Laçi, por nuk fiton gjithmonë ai që pritet. Prandaj futbolli është sporti më i bukur”, thekson futbollisti dardan i ekipit kurbinas. /abcnews.al