Mazniku pyetet në prokurori për faturat e hotelit në Barcelonë

schedule15:17 - 30 Shtator, 2019

schedule 15:17 - 30 Shtator, 2019

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku pasi dyshohet së kompania “Fusha Sh.p.k.” i ka paguar faturat e fjetjes në një hotel në Barcelone në shumën e 1816 eurove. Para organit të akuzës dha sqarime edhe ish-Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi lidhur me pesticidin “Silicon mix”.

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku. Partia Demokratike e akuzoi atë se pronari dhe administratori i Fusha sh.p.k. i ka paguar hotelin 908 euro nata në Barcelonë për dy net. Pas rreth dy orësh përballë grupit hetimore Mazniku deklaroi se ka sqaruar pozicionin e tij.

“Nuk do merrem me lajme të rreme. Dhashë sqarime për pozicioni tim le të merret drejtësia me ata që hedhin baltë. Ishte kënaqësi të sqaroja bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës me Prokurorinë”, tha Mazniku.

Ndërkohë ketë të hënë është përballur më prokurorinë edhe ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi. Hetimet për Peleshin ka nisur pas publikimit në media të lajmit se kur ishte ministër i Bujqësisë ka lejuar të futet në vend pesticidi “Silicon mix” që konsiderohet i dëmshme për njerëzit. Ish-ministri i Bujqësisë nuk pranoi të jepte asnjë sqarim për mediat pas daljes nga prokuroria.

Hetimi për Niko Peleshin ka nisur pas shkresës zyrtare që Prokuroria e Përgjithshme i dërgoi Prokurorisë së Tiranës. Në shkresë thuhej se ndaj Peleshit ka dyshime se ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar urdhrin për zhbllokimin e këtij pesticidi i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve duke shkaktuar pasoja të dëmshme tek konsumatorët. Organi i akuzës pas marrjes së deklarimeve do të vendosin nëse Peleshi do të merret merret i pandehur për këtë çështje./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!