Mazniku hedh poshtë akuzat e PD-së

schedule22:36 - 31 Gusht, 2019

schedule 22:36 - 31 Gusht, 2019

Pas akuzave të Partisë Demokratike, ka reaguar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku. Ky i fundit është shprehur se akuzat nuk janë të vërteta. Sipas nënkryetarit, në Barcelonë është mbajtur ceremonia e dhënies se çmimeve “European Prize for Urban Public Space”, ku sheshi “Skënderbej” fitoi çmimin e parë.

“Kompania fituese mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, duke mos shpenzuar fonde publike të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si Bashkisë, si kontraktorit për realizimin”, sqaroi Mazniku.

Partia Demokratike ka akuzuar nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës se pranoi t’i paguheshin në Spanjë hotele luksoze, nga një firmë që fiton rregullisht pjesën dërrmuese të tenderave publike të kryeqytetit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!