Mazhoranca zbut dënimet për ata që thyejnë karantinën, Xhafaj kritikon ndryshimet në Kodi Penal

schedule19:26 - 14 Prill, 2020

schedule 19:26 - 14 Prill, 2020

Kush thyen karantinën gjatë epidemive ose infekton të tjerët, do të burgoset. Komisioni i Ligjeve miratoi ndërhyrjet në Kodin Penal, të cilat pësuan një zbutje nga varianti fillestar i propozuar nga deputetja mjeke e socialistëve, Edlira Bode.

Kush thyen rregullat shtetërore apo thyerja e karantinës dënohet gjobë, deri në 3 vjet burgim, më herët nuk ishte opsioni i gjobës, por vetëm burg deri në 5 vjet.

Ulet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet maksimumi i propozuar zbret në 5 vjet.

Por nëse virusi i shpërndarë dëmton rëndë jetën e të tjerëve apo shkakton vdekjen e tjetrit, dënimet do të arrijnë në 10 dhe 15 vjet burg.

Propozuesja e nismës, tha se qëllimi i saj ishte keqkuptuar.

Edlira Bode, deptuete e PS, mjeke që ka propozuar ndryshimet:

 “Kam dëgjuar mjaft kritika nga dita e prezantimit, kryesisht se do shkelnin të drejtat e njeriut. Përkundrazi, mbrojnë jetën dhe shëndetin dhe nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë. Nuk kam pasur asnjëherë propozimin që ky është varianti ideal”.

Ish-ministri Fatmir Xhafaj, u tregua kritik për mënyrën e shpejtë dhe të shpeshtë  se si po ndryshohet Kodi Penal.

 “Ndërhyrjet në kode janë ngjarje më rëndësi në një shtet të së drejtës. Duhet të jemi të kujdesshëm për këto nisma, nga kushdo që të vijnë, nga qeveria apo nga deputetët, sepse herë pas herë pasojat në jetët e njerëzve janë jetike.  S’duhet të jenë rrjedhe e emocioneve të politikës së ditës. Janë qëllim-mira si ligjvënëse e mjeke. Ajo është ligjvënëse por nuk është një eksperte. Kuvendi ta ndihmonte zonjën me ekspertizën e nevojshme. Ka pasur prezantim të keq në publik që prodhoi tension të panevojshëm”

Opozita i kundërshtoi nismat, duke thënë se ato u miratuan me nxitim dhe pa diskutime serioze.

“I keni ngatërruar me disa propozime të tmerrshme kundra ligjore për të cilat unë duhet të jap votën kundra”, tha Andi Përmeti.

Amendamentet u depozituan në Kuvend në 8 prill dhe me vetëm ky diskutim në komision i mjaftoi mazhorancës për ta kaluar për votim në seancën plenare të enjten.

Dënimet për infeksionet

Moszbatimi urdhrave shtetërore: Gjobë ose burgim deri në 1 vit

Thyerja e karantinës:  Burgim 2 deri në 3 vjet

Kush përhap sëmundjen infektive: Burgim 2 deri në 5 vjet

Kur infektimi ju shkakton pasoja të rënda të tjerëve: Burgim 3 deri në 10 vjet

Kur infektimi shkakton vdekje: Burgim nga 5 deri në 15 vjet/abcnews.al