Mazhoranca rrëzon dekretin e dytë të Presidentit për Teatrin

schedule09:33 - 25 Tetor, 2018

schedule 09:33 - 25 Tetor, 2018

Më pak se pesë minuta ka zgjatur komisioni parlametar i veprimtarisë prodhuese, ku mazhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës për Teatrin Kombëtar.  Relatori i çështjes Ilir Beqja dhe kryetari i komsionit Eduard Shalsi, të vetmit deputetë që diskutuan në këtë mbledhje, ndanë të njëjtin mendim, se zona duhet zhvilluar dhe Tiranës i duhet një teatër i ri.

Deputetët në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese rrëzuan dekretin e dytë të Presidentit lidhur me ligjin për “Teatrin”. Komisioni dërgoi ligjin për “Teatrin” për votim në Kuvend, gjatë seancës parlamentare ditën e sotme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!