Është shoqëruar me debate mes opozitës dhe maxhorancës marrja në pyetje e njërës prej administratoreve të inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit Arjola Kodra në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor.
Kryetarja e këtij Komisioni i kërkoi Kodrës të heqë celularin duke qenë se aludoi se po shkëmbente mesazhe me të akuzuarit për aferën e inceneratorëve në lidhje me përgjigjet e pyetjeve të anëtarëve të komisionit.
Më pas përfaqësuesi i maxhorancës në momentin e marrjes së fjalës së tij për të drejtuar pyetje ndaj dëshmitares i drejtoi këtë kërkesë anëtares së opozitës Dhurata Çupi.
Pjesë nga debatet në komision
Arjola Kodra: Gjendja e emergjencës mjedisore është shpallur nga qeveria në atë kohë.
Jorida Tabaku: E kuptoj që doni të flisni me mesazhe por pak më shumjë respect për këtë komision. Të flasim dhe na dëgjoni. 10 deputetë po pyesin. Zonja rri në celular. Pret përgjigjet nga celulari.
Arben Pëllumbi: Ka faza për lejen e ndërtimit
Arjola Kodra: Ka disa faza
Arben Pëllumbi: A bëni integrim të menaxhuar të mbejtjeve
Arjola Kodra: Po patjetër që po. Në zonën e trajtimit të mbetjeve të Tiranës ka ndryshuar tërësisht faqja. Nuk është më në gjendjen që ka qenë ku kulloteshin bagëtitë., Është kryer gjelbërimi i zonës. Çdo gjë është në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Arben Pëllumbi: Sot në landfillin e Sharrës si është situate më ujerat e ndotur
Ajrola Kodra: Është ndërtuar një impiant trajtimi për ujërat e ndotur. Nga një pellg ujërash që ka qenë para marrjesh në dorëzim nga kompanitë koncesionare
Arben Pëllumbi: A ka sot ujëra të ndotur në Sharrë? Duke qenë Sharra ndoste jo vetëm në ajër por edhe në tokë. Ne duam të dimë a e marrin qytetarët e Tiranës shërbimin për të cilin paguajnë?
Jorida Tabaku: Objekti i këtij komisioni hetimor janë procedurat e dhënies me koncesion
Arben Pëllumbi: A kemi menaxhim të integruar të mbetjeve në zonë? Qytetarëve u intereson a është i pastër ajri?
Jorida Tabaku: Data e fillimit të punimeve është me datën e marrjes së lejes paraprake
Arjola Kodra: Kemi filluar punimet
Dhurata Çupi: Nga 2017 deri në vitin 2020 ju nuk e keni marrë tarifën 29 euro?
Arben Pëllumbi: A keni një shkop magjik që ta kishit përfunduar procesin që në ditën e parë
Jorida Tabaku (me ironi): Ose një fotografi ku ta tregoni shkopin magjik
/abcnews.al