Max Verstappen është i pandalshëm edhe në këtë sezon të Formula 1. Piloti holandez ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite.
Me kohën 1:27:472, Verstappen ka siguruar xhiron më të shpejtë dhe do të niset i pari në garën zyrtare që do të zhvillohet të shtunën.
Vendi i dytë për monegaskun e “kokëkuqes”, Charles Leclerc, ndërsa podiumin për provat zyrtare e plotëson piloti tjetër i Red Bull, meksikani Sergio Perez.
Një tjetër javë e vështirë parashikohet për Mercedes, teksa dy pilotët e skuadrës gjermane, George Russell dhe Lewis Hamilton, u renditen respektivisht në vendin e 7-të dhe të 8-të./abcnews.al