Max Optika hap dyqan të ri në TEG/ Ulje deri në 50% për të gjitha koleksionet e syzeve

schedule15:26 - 11 Korrik, 2023

schedule 15:26 - 11 Korrik, 2023

Max Optika, rrjeti më i madh i syzeve në rajon, çeli showroomin më të ri në TEG, ku tashmë do të ofrohen më shumë se tre mijë modele syzesh, me çmime fantastike dhe një shërbim dinjitoz.

Me çeljen e pikës më të re të Max Optika-s, vjen edhe një ofertë për të gjithë të apasionuarit e syzeve të diellit. Max Optika ofron deri në 50 për qind ulje në të gjitha koleksionet e syzeve të diellit nga data 11 deri më 13 korrik.

Në ceremoninë e inagurimit, CEO i Max Group Sokol Luzi u shpreh se pas shumë vitesh në treg, Max Optika di sesi të ofrojë shërbimin më të mirë kur bëhet fjalë për syzet e diellit dhe optike.

“Ashtu sic e prisnim ka shumë interes. Tregon se ajo që ne ofrojmë për tregun mirepritet mirë nga klientët. Për t’i ardhur edhe në ndihme klienteve tanë kemi ofruar çmime të favorshme, me 50% ulje.” tha Sokol Luzi, CEO i Max Group

Detajet për ofertën tre ditore me rastin e hapjes së pikës më të re të Max Optika i ndau drejtori i Marketingut, Gazmir Laci

“Ne kemi bërë një ofertë që zgjat nga data 11 deri në 13 korrik.  Çdo syze brenda këtij showroom-i është me 50% zbritje. Kjo ofertë ndodh vetëm ne dyqanin e TEG si shenjë falenderimi për të gjithe ata që na besojnë” u shpreh Gazmir Laci, Drejtori i Marketingut i Max Group

I pranishëm në cermoninë e inagurimit ishte edhe sipërmarrësi, Saimir Mane, personalitete të tjerë dhe klientë të apasionuar pas syzeve të diellit dhe optike.

Max Optika ju pret çdo ditë në destinacionin më të ri në TEG për një eksperiencë unike dhe shumëllojshmëri zgjedhjesh në syzet e diellit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!