Mauro Icardi duket se do të jetë lideri i sulmit te PSG për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi argjentinas mbajti mbi shpinë numrin 18 sezonin e shkuar, ndërsa këtë sezon, do të veshë uniformën me numrin 9.
Bomberi Edinson Cavani, që është dhe golashënuesi më i mirë në historinë e PSG-së, u largua këtë verë dhe la të lirë numrin 9 dhe pikërisht ky numër, i është besuar Icardit.
Vitet e fundit, ose më saktë në futbollin modern, numrat nuk kanë shumë rëndësi, por numri 9 gjithmonë ka simbolizuar liderin e sulmit, pikën e referimit të skuadrës./abcnews.al
A new number for ????? ?????? ! ?
❤️9⃣?#WeAreParis pic.twitter.com/dXKS0vCK9z
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 28, 2020