Mauricio Pochettino po i afrohet çdo orë edhe më shumë stolit të Chelsea.
Trajneri argjentinas është favorit i madh për drejtimin e klubit anglez dhe tek drejtuesit londinez po rritet besimi se bisedimet do të përfundojnë pozitivisht.
Pochettino, i lirë pas përfundimit të përvojës në krye të PSG-së verën e kaluar, do të ishte trajneri i tretë i drejtuesve Boehly-Eghbali. Siç raportojnë mediat angleze, negociatat nuk kanë përfunduar dhe kl;ubi po mban aktive epërsinë ndaj klubeve të tjera që kërkojnë shërbimet e teknikut argjentinas.
Mes kandidatëve kryesorë ishte edhe Nagelsmann, me gjermanin i cili duket se nuk i pëlqeu si ide kalimi te “blutë” e Londrës./ h.ll/abcnews.al