Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Maturanti në karrige me rrota kërceu me miqtë, ndan detaje nga momenti që u bë viral: U lumturova

schedule09:08 - 22 Qershor, 2023

schedule 09:08 - 22 Qershor, 2023

Prej disa ditësh, në rrjetet sociale është bërë virale një video shumë emocionuese, ku shfaqen disa maturantë në mbrëmjen e tyre të maturës. Mes tyre, ka tërhequr vëmendjen Angel Duhanxhiu, i cili me karrige me rrota ka kërcyer mes të gjithë miqve.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, bashkë me shokun e tij suportues Rudi Xhelo, ai ka ndarë detaje nga ky moment i paharruar. Sakaq, të dy shokët kanë thënë se do të ruajnë kontaktet edhe pasi shkolla të ketë mbaruar.

Nuk e prisja të bëhej aq virale video, unë e nisa me zemër se kur jam me miqtë se të gjithë më njohin që kërcej. Edhe nuk e dija që do të bëhej aq virale, por u lumturova shumë kur e pash. Unë kam shumë dëshirë të ndjekë studimet e larta dhe afër fushës sime është Fakulteti Ekonomik, universitetet e tjera janë në katë të dytë dhe ashensor nuk kanë. Unë në shkollën e mesme kam studiuar për ekonomi-turizëm.



Unë i mbaj shumë kontaktet me miqtë dhe me ata të nëntëvjeçares”, u shpreh Angelo.

Ne jemi miq, jemi njohur në shkollën e mesme. Në fillim Anxhelo e ka pasur pak problem se ishte ambient i ri, staf pedagogjik i ri, madje ishte dhe problemi me karrocën. Ashensori i shkollës nuk ishte shumë funksional. Ne nuk e kemi bullizuar kurrë, kemi qene gjithë kohë suportues. Jemi munduar ta mbajmë Anxhelon si të gjithë nxënësit e tjerë. Ne kemi studiuar për informatikë dhe këtë vit e mbyllëm”, tha Rudi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!