Maturantët në vend i janë nënshtruar testit të gjuhës së huaj. Ata shprehen se testi ishte i nivelit mesatar, ndërsa masat gjatë zhvillimit të tij ishin të rrepta.
Mbi 36 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit të parë të Maturës Shtetërore, testit të gjuhës së huaj. Ndryshe nga një vit më parë ai ishte një nivel më i avancuar.
Mes emocionesh, gjimazistët e “Ismail Qemalit” në Tiranë në përfundim të provimit na treguan se pjesa më e madhe e pyetjeve ishin me alternativa.
Korrigjimi i tyre do të bëhet në mënyrë elektronike arsye kjo që testit ndryshe nga më parë i ishte bashkangjitur dhe një fletë përgjigje për to.
Maturantët e “Ismail Qemalit” në Tiranë na treguan se gjatë provimit nuk janë lejuar të komunikojnë me njëri-tjetrin, ndërsa celularët i kishin të ndaluar.
Mesa duket nuk ka ndodhur njësoj në rrethe. Ish-kryeministri Sali Berisha rreth një orë para përfundimit të testimit publikoi në faqen e tij në facebook pesë faqe të tezës së anglishtes të cilat thotë se ia kishte dërguar një nxënës nga Kukësi.
Ne pyetëm maturantët në Tiranë për vërtetësinë e tyre.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Ministrisë së Arsimit. Ajo thotë se çdo vit periudha e maturës shtetërore përballet me lajme të rremë për keqadministrim të testit.
Dezinformimi sipas Ministrisë del kryeshit nga anëtarë të Partisë Demokratike duke e përfshirë këtë process teknik në betejën poltike.
Ndërkohë maturantët kanë katër ditë kohë për t’u përgatitur për provimin e dytë të maturës, atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë më 12 qershor. Me 17 qershor ata do t’i nënshtrohen testit të matematikës dhe më 24 atij të lëndës me zgjedhje. /ABC News Albania 24/7