Matura, “ngujohen” hartuesit/ Në 3 qershor, provimi i parë gjuha e huaj. Teza me tre nivele vështirësie

schedule15:22 - 31 Maj, 2024

schedule 15:22 - 31 Maj, 2024

Tre ditë na ndajnë nga  provimet e maturës shtetërore.   Rreth 28 mijë matuarantë në të gjithë vendin të hënën e  3 qershorit do ti  nënshtrohen testit të parë, atij të gjuhës së huaj.   Zëvndësministrja e Arsimit Nina Guga  tregon se teza do të ketë tre nivele vështirësie dhe  hartuesit e saj  janë ngujuar në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

“Tashmë që  flasim ne mësuesit e gjuhëve të huaja  janë të izoluar në QSHA, është një proces që deri në momentin që përfundon provimi çdo gjë është e izoluar. Testi i ka të gjitha pyetjet bazuar në programin orientues që maturantët kanë bërë në të gjitha vitet e shkollimi të tyre. Struktura e testit bazohet mbi totalin e pikëve 60 pikë,  20 pikë pyetjet me alternative,  40 pikëshi në pyetje me zhvillilm ose të hapura.”

Në testin e gjuhës shqipe dhe letërsisë që do të kryhet  shtatë ditë pas atij të gjuhës së huaj zëvëndësministrja Guga thotë se një numër të konsiderueshëm pikësh do të ketë eseja. Provimet e maturës do të zgjasin 2 orë e gjysmë dhe  do të  zhvillohet në salla të mëdha të mbikqyrura me kamera.

“Mundësia është  që ne ti zhvillojmë në mjedise të hapura,  korriore, palestra, salla aktivitetesh  të mëdha,  ku  të kemi mundësinë e monitorimit me kamera. Ne kemi 144 qendra provimi dhe mbi 70-% monitorohen nga kamerat. Administratorët nuk do të jenë mësues të shkollës ku mbikqyrin.”

Pas provimit të gjuhës së huaj dhe atij të gjuhës shqipe e letërsisë më 18 qershor maturanët do ti nënshtrohen testit të matematikës. Maturën shtetërore do ta mbyllin me  24 qershor me  lëndën me zgjedhje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!