Mattheus kritika Sanes: Ngec në fazën mbrojtëse, nuk është mësuar ende me stilin e Bayern

schedule12:16 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 12:16 - 20 Dhjetor, 2020

Legjenda e kombëtares gjermane, Lothar Matthaus, ka kritika për Leroy Sane. Në një intervistër për “t-online.de”, Lothar deklaron se deri më tani ky transferim ka dështuar, pasi ish-sulmuesi i Cityt ende nuk është mësuar me lojën e kampionëve të Bundesligas.

Madje dhe në duelin e djeshëm kundër Bayer Leverkusen, Sane hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 32-të të takimit, për shkak të një dëmtimi të Kingsley Coman dhe u zëvendësua nga Musiala në minutën e 68-të, duke mos qëndruar deri në fund të ndeshjes edhe pse nuk e nisi atë nga minuta e parë.

“Sane ende nuk e ka bërë hapin e madh. Ai duhet të mësohet me sistemin e lojës të Bayernit, me presionin e lartë dhe agresiv. Gjithashtu ka shumë probleme në aspektin mbrojtës dhe duhet të punojë shumë në këtë pjesë”, deklaron gjermani.

 

“Kjo dobësi që ka është vënë në pah dhe nga Guardiola në kohën kur ai luante për Cityn dhe ndoshta kjo është arsyeja se përse ai e la të lirë. Sane nuk punon në fazën mbrojtëse, ndryshe nga Coman apo Gnabry të cilët e kanë përvetësuar tashmë. Gjithsesi ai ka ende kohë”, përfundon Matthaus. /abcnews.al