Pep Guardiola ishte shumë pranë, por gaboi në finale për të fituar Champions Legaue me një ekip tjetër, përveç triumfeve të shkuara me Barcelonën. City i tij ishte shumë i butë për ta fituar atë ndeshje dhe në lidhje me këtë ai ka marrë shumë kritika.
Më i ashpri duket se është legjende e futbollit gjerman dhe ish-fitues i Topit të Artë, Lothar Matthaus. Ai shprehet se Guardiola ja grabiti tifozëve titullin dhe thur elozhe për Tuchel, që është trajneri i tretë radhazi nga Gjermania që fiton Champions League.
“Ishin zgjedhjet taktike të Guardiolas që ia grabitën Champions League klubit dhe tifozëve të Manchester Cityt. Guardiola dobësoi ekipin e tij, duke zgjedhur të luajë me formacionin 3-5-2 dhe jo 4-3-3 për ndeshjen kundër Chelsea.
Ai donte të bënte diçka të veçantë, duke dashur të provonte edhe një herë se mund t’i habiste të gjithë. Dhe në vend që të bënte këtë, futi në fushë një ekip, që nuk ishte më i forti, City mund të formonte. Është paradoksale që ai e bëri këtë në finale.
Jam i lumtur që Tuche u bë trajneri i tretë gjerman në tre vitet e fundit që fiton Champions League. Ajo që ai ka bërë me Chelsea është diçka më e madhe se ajo që bëri Liverpool dhe Bayern më parë”, u shpreh Matthaus. /abcnews.al