Gjuha shqipe eshte nje nga 33 gjuhet e zbardhura nga deshifrimi i mbi 2.3 milione mesazheve ne aplikacionin “matrix”. ABC News ju drejtua Agjencise se Bashkimit Europian per Zbatimin e Ligjit per informacion.
Europol thote se gjuha shqipe eshte nje nga gjuhet e perdorura ne aplikacionin I cili perdoret per biseda mes grupeve kriminale per aktivitetet e tyre te paligjshme.
Sipas Europol mesazhet kane te bejne me se shumti per trafik droge, pastrim parash, trafik armesh dhe ngjarje kriminale. ABC News ju drejtua per informacion edhe Eurojust por agjencia europiane per bashkepunim ne drejtesine penale thote se nuk mund te jape asnje informacion pasi ceshtja eshte nen hetim.
Matrix nuk është një platformë e panjohur për autoritetet shqiptare, i penduari i drejtesise Nuredin Dumani, deklaroi në dëshminë e tij pas arrestimit në vitin 2022, se kishte biseduar ne kete aplikacion me nje nga te shume kerkuarit e drejtesise shqiptare suel cela, ku kishte marre porosi per ngjarje kriminale.
Në dëshminë e tij Dumani tregon si aplikacioni përdorej gjerësisht për porositjen e vrasjeve me pagesë.
Platforma “Matrix” u godit një operacion i përbashkët i Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës, i cili coi në çmontimin e një tjetër aplikacioni të përdorur nga krimi. Ky është aplikacioni i 5-të i deshifruar pas Sky ECc, Encrochat, Exclu dhe Ghost.
Për tre muaj, autoritetet monitoruan mesazhet nga kriminelët e mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera.
MATRIX, një platform e bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një të dënuari për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021.
Pas nje hetimi u zbulua se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme. Themeluesit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt se aplikacionet e mëparshme të përdorura nga kriminelët. Përdoruesit mund t’i bashkoheshin shërbimit vetëm nëse merrnin një ftesë, por permes nje kostoje, pasi aktivizimi realizohej vetem permes nje pagese qe shkonte nga 1300 deri ne 1600 eruo per 6 muaj./abcnews.al