“Materniteti i Vlorës vatër infeksioni për Covid”, reagon Spitali dhe paralajmëron padi

schedule09:50 - 18 Qershor, 2020

schedule 09:50 - 18 Qershor, 2020

Spitali i Vlorës ka reaguar ndaj denoncimit të degës së Partisë Demokratike të këtij qyteti e cila deklaroi një ditë më parë se ky spital është kthyer në vatër të Covid-19 për shkak të mosrespektimit të masave.

Sipas spitalit, deklaratat e PD janë një keqinformim për publikun për të dëmtuar ekonominë e qytetit dhe turizmin teksa paralajmëron se do ta padisë në gjykatë.

Spitali pranon se një punonjës i personelit shëndetësor është infektuar me Covid, por gjatë kohës që ka qenë me leje.

Ndërkohë sa i takon rrezikut të mbylljes së maternitetit,  spitalit i Vlorës thotë se dje ka ardhur në jetë dhe një banor i ri i Vlorës.

Ditën e djeshme, Partia Demokratike përmes një deklarate tha se “Paaftësia e institucioneve në Vlorë bëri që Spitali i Vlorës të kthehet në vatër infeksioni” dhe i kërkoi prokurorisë së Vlorës të nisë hetimet në lidhje me zbatimin e protokolleve përkatëse.

LEXO edhe: Sanitarja e maternitetit të Vlorës pozitive me koronavirus, i merret tampon djalit infemier

Deklarata e plotë

Spitali Rajonal Vlorë që është një nga pikat referuese të jetës në komunitet, bën me dije se në deklaratën e PD Dega Vlorë ka një keqinformim keqdashës!

Qëllimi për të dëmtuar biznesin, ekonominë e qytetit nëpërmjet panikut të përhapur nga një mashtrim i tillë  për personelin shëndetësor dhe situatën në spital, i bën jo vetëm keqdashës por edhe objekt të kallëzimit që institucioni do të bëjë pranë organeve përkatëse gjyqësore.

-Spitali Vlorë  për sqarim të komunitetit, bën me dije se një personel shëndetësor asimptomatik  që ka rezultuar pozitiv është infektuar jashtë spitalit duke qenë pjesë e rrethit të kontakteve të personave të testuar më parë. Punonjësja, për arsye të tjera shëndetësore ka qenë me paaftësi të përkohshme gjatë kësaj kohe.

-Spitali Rajonal Vlorë në zbatim të dispozitave ligjore, prej muajsh ka ndaluar hyrjet e familjarëve duke arritur të mbrojë personelin si dhe vetë pacientët duke mirëmenaxhuar, si dhe në bashkëpunim me cdo qytetar vlonjat që ka treguar mirëkuptim.

-Janë qindra vizita mjekësore që kryhen çdo ditë nga mjekë e infermierë të palodhur  që i japin qytetit vlerën e profesionistëve!

-Janë jetë të shpëtuara çdo ditë nga puna e tyre, janë ato ekipe që sfiduan panikun edhe për muaj të tërë mohuan familjet e tyre duke ju përkushtuar profesionit më fisnik në botë.

-Sapo ka ardhur në jetë një vajzë në maternitetin e Vlorës! Mirëserdhe qytetarja më e re e qytetit tonë të bukur!

 

./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!