Materniteti i spitalit Hygeia asistencë mjekësore të personalizuar edhe për nënat e reja të huaja

schedule19:24 - 3 Korrik, 2020

schedule 19:24 - 3 Korrik, 2020

Materniteti i Spitalit Hygeia ndjek shtatzënitë dhe lindjet me asistencë mjekësore të personalizuar për nënat e reja dhe të porsalindurit.

Tatjana është nga Ukraina dhe për të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë zgjodhi Spitalin Hygeia në Tiranë.

Unë jam Tatjana Bajraktaraj nga Ukraina. Kjo është eksperienca e parë e lindjes time në Shqipëri. Ky është fëmija i tretë, dy vajza i kam lindur në Kiev. Faleminderit shumë stafit Hygeia”, shprehet ajo.

Mjekja Obsteter-Gjinekologe, Enriketa Kroi tregon se gjithçka shkoi shumë mirë pavarësisht situatës ku ndodhet vendi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Tatjana nuk është rasti i parë. Që prej 10 vitesh materniteti është funksional në spitalin Hygeia dhe ne kemi pasur shumë paciente te huaja që na kanë zgjedhur për shkak të kushteve që ofrojmë”, thotë  Enriketa Kroi, Obsteter-Gjinekologe.

Tatjana nuk është e vetmja shtetase e huaj që ka zgjedhur Spitalin Hygeia për të lindur. Mjekja Kroi tregon se shumë nëna të tjera i kanë besuar stafit të këtij spitali

“Ka qenë një situatë e vështirë. I kemi sistemuar të gjitha pacientet në dhoma teke. Kemi qenë pak striktë për sa i përket shoqëruesve. Stafi është përpjekur ti mbulojë edhe me asistencë sociale”, shprehet ajo.

Materniteti i Spitalit Hygeia është një prej departamenteve lider të këtij spitali i cili ofron shërbime mjekësore me standarde ndërkombëtare për nënat e reja dhe të porsalindurit.

Gjithçka në përmbushje të misionit që ky Departament ka, të bëjnë të mundur që eksperienca e lindjes për çdo nënë të jetë sa më e sigurt, komode dhe mbi të gjitha një eksperiencë e bukur.

Ky Departament vazhdon të ofrojë shërbimin më të mirë mjekësor duke garantuar cilësi optimale shërbimi sajë edhe kontrollit & mbrojtjes maksimale që aplikohet në zbatim të protokolleve ndërkombëtare për të parandaluar rrezikun ndaj çdo infeksioni apo virusi si për nënat e reja & të porsalindurit por edhe për personelin mjekësor & ndihmës të këtij Departamenti

Ky Departament ka në dispozicion të tij 6 salla lindje, 12 dhoma për nënat,(dhoma të cilat ofrojnë kushte optimale qëndrimi, shoqëruar edhe me një shërbim mjekësor dhe infermieror të kualifikuar), Njësinë e Terapisë Intensive për të porsalindurit (Reanimacioni për të porsalindurit) ku trajtohen dhe mbahen nën vëzhgim rastet e të porsalindurve me komplikacione të ndryshme mjekësore.

Një staf mjekësh profesionistë, me eksperiencë dhe super të specializuar, janë të dedikuar dhe ofrojnë kujdes mjekësor 24 orë në ditë / 365 ditë të vitit. /abcnews.al