“Mateo kemi të gjithë në shtëpi”, naftëtarët në protestë: Uzinën duan ta çojnë për skrap

schedule16:20 - 19 Nëntor, 2021

schedule 16:20 - 19 Nëntor, 2021

Një kontenier i dyshimtë që është futur në uzinën e Ballshit ka shqetësuar naftëtarët. Ata pretendojnë se rafineria do shkatërrohet dhe do bëhet skrap. “Shteti dhe kryeministri duan ta demontojnë ne nuk do ta lejomë” tha njëri prej tyre.

“Po të dilni të filmonin në territorin e uzinës ka ardhur një kontenier. Se dimë kush i ka sjellë kontenierët dhe kërkojmë nga qeveria dhe nga parlamenti transparencë jemi pala që duhet të na i thonë në do kthehet në skrap nëse ka aksioner prapë duhet ta marrim të parët vesh. Mateo kemi të gjithë në shtëpi të mos na ndodhë ajo që ndodhi në Fier se fëmijët tanë duan bukë”.

Thonë se nuk do të lejojnë dëmtimin e uzinës, do ta mbrojnë me trupat e tyre. “Do mbrojmë fizikisht uzinën të hënë do jemi 500 veta këtu nëse e prekin uzinën do hyjmë në uzinë”.

“Kemi qenë për marrëveshjen të nisë puna mbi trupat tanë do kalojnë boll negociata rafineria po dergjet si një i vdekur në varr. Deri të likuidohet dhe naftëtari i fundit s’do lejojmë asnjë veprim e bëjmë vetë rafinerinë skrap” tha një tjetër naftëtar.

Quajnë lëmoshë pagesën që ju është caktuar nga qeveria prej 30 mijë lekë në muaj me argumentin se duan të punojnë. “Nuk duam lëmoshë të vihet në punë uzina”. “Të na japë lekët e prapambetura se i ka të ngrira të azerit”.

Hera e fundit që qeveria foli për fatin e uzinës ishte 10 ditë më parë. Ministrja Balluku deklaroi se deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e investitorëve. U vendos që mbi 800 punonjës të mbështeten financiarisht dhe për dy vitet e ardhshme./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!