Maskonte burrat si misionarë për ti shpëtuar rekrutimit në Ukrainë, arrestohet ish prifti

schedule15:44 - 18 Shtator, 2023

schedule 15:44 - 18 Shtator, 2023

Autoritetet ukrainase kanë arrestuar një ish-prift në Odesa, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për të ndihmuar ukrainasit të shmangin rekrutimin duke u maskuar si misionarë.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) tha javën e kaluar se ish-prifti lehtësoi me sukses arratisjen e të paktën gjashtë personave në disa vende të BE-së.

“I dyshuari kishte hartuar listat e persoave që synonin të udhëtonin jashtë vendit në emër të kreut të dioqezës dhe komunitetit fetar, me qëllim që të bëheshin priftërinj,” tha SBU.

Ai mori rreth 4500 dollarë ryshfet për të vërtetuar se largimi i burrave nga vendi ishte i nevojshëm për punën e dioqezës në Europë. SBU ka sekuestruar kompjuterët, telefonat celularë, kartat sim dhe një shumë dollarësh amerikanë në para.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me nëntë vjet burg.

Kujtojmë se Ukraina është rrënuar nga një sërë skandalesh korrupsioni dhe në gusht, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi çdo drejtues rajonal të zyrave të rekrutimit.

Në një zhvillim të mëtejshëm javën e kaluar, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Odesa zbuloi se udhëheqja e një force policore rajonale po ndihmonte dhjetëra burra të shmangnin rekrutim.

Ukraina ka forcuar kontrollet mbi rekrutimin e burrave për shkak të nevojës për të zëvendësuar ushtarët që ka humbur në luftime.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!