Maskat sulmojnë një tregtar në Patok të Kurbinit

schedule11:58 - 15 Shkurt, 2018

schedule 11:58 - 15 Shkurt, 2018

Dy persona të maskuar dhe të armatosur sulmuan afro mesnatës një tregtar në Patok të Kurbinit. Seit Sinani ka qenë duke mbyllur lokalin e tij në Lagunë, kur grabitësi i drejtuan armën. Pronari i lokalit është detyruar t’u japë autorëve 5 milionë lekë të vjetra, aq sa dhe kishte në lokal. Më pas sipas dëshmisë së Sinanit, grabitësit u larguan me makinë. Policia ka shoqëruar disa persona, banorë të zones, por pa arritur të vërë në pranga autorët e vërtetë të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!