Maska e Rinasit, një e ngjashme u përdor në vrasjen e vëllezërve Haxhia, si nisi “gjuetia” mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës

schedule14:21 - 5 Prill, 2022

schedule 14:21 - 5 Prill, 2022

Grabitja e thasëve me para në Rinas, ka ndezur gjakrat mes bandave të përfshira, por jo vetëm. Si duket konflikti për ndarjen e parave ka ndarë mes tyre edhe të përfshirët në këtë ngjarje. Grabitja po ashtu solli pas edhe shumë vrasje. Dy nga më të rëndat ishte ajo e ndodhur me 27 prill të 2020 ku u vranë vëllezërit Besmir e Viktor Haxhia. Ata thuhet se kanë fshehur një nga grabitësit e Rinasit, por kohë pas ngjarjes ata u eliminuan. Për këtë vrasje akuzohen Nuredin Dumani i arrestuar pak ditë më parë dhe Talo Cela i cili ishte një nga grabitësit e Rinasit.

E ftuar në “ABC Live” gazetarja Etleva Delia, duke folur për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, u shpreh se dy autorët ishin maskuar për të mos u njohur. Një prej tyre kishte veshur një maskë silikoni si ajo që u përdor në grabitjen e Rinasit, ndërsa tjetri një jelek ku shkruhej OFL.

Ngjarjet që pasuan, pas krimeve të njëpasnjëshme ndanë edhe miqësinë mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit. Ata thuhet se prej kohësh kanë nisur “gjuetinë” për të vrarë njeri tjetrin. Një episod i tillë u shënua në Papër të Elbasanit ku u plagos Nuredin Dumani gjatë një shkëmbimi zjarri.

Historia e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, që nga miq u shndërruan në armiq

Historia nis me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më 27 prill 2020 dhe si edhe Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në 2 mars 2020, ku Nuredin Dumani akuzohet së bashku me Talo Çelën. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se mes Dumanit dhe Çelës ka patur mosmarrëveshje që pas eleminimit në Sinaballaj të Rrogozhinës të Klevis Kapllanajt.

3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij mëngjesin e 17 shtatorit u vra dhe Bujar Çela. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq. Pra dyshohet që Talo Çela ka ekzekutuar Klevis Kapllanajn, shokun e Nuredin Dumanit, prandaj ky i fundit në shenjë hakmarrjeje i ka vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!