“Maska dhe distanca sociale 2 armët kryesore”, 5 viktima dhe 460 raste të reja me COVID-19 në Greqi

schedule19:49 - 2 Tetor, 2020

schedule 19:49 - 2 Tetor, 2020

Greqia vijon të shënoje rritje të përhapjes së rasteve me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 460 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se pesë pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar në 398 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ndërkohë profesor Gikas Majorkinis në një konferencë të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë në Greqi, tha se sistemi shëndetësor ka nevojë për përmirësim, ndërsa theksoi se tashmë duhet ta konsiderojmë veten bartës të heshtur të epidemisë.

“Deri ne momentit e zbulimit të vaksinës, dy armët që kemi në dispozicion janë, maska dhe distanca sociale”, u shpreh ai.

/abcnews.al/