Vdekja tragjike e punëtorit të martën në Berat ku një masiv guri e zuri poshtë, u mundua të fshihej nga administratorët e firmës që po kryenin punimet.
Policia e Beratit njoftoi se pas hetimeve për ngjarjen e rëndë, është arrestuar pronarja e shtëpisë ku po kryheshin punimet si dhe ka shpallur në kërkim administratorin dhe drejtuesen teknike të firmës që kryente rikonstruksionin.
Të tre personat sipas policisë akuzohen për veprën penale të pengimit të zbulimit të së vërtetës, duke fshehur identitetin e shtetasve përgjegjës për punimet.
Në firmën e ndërtimit, viktima Gani Selenica që ndërroi jetë tragjikisht poshtë gurëve, rezultonte I paregjistruar në organet tatimore.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen 13 shtatori në rrugën e Kalasë në Berat.
Ndonëse shërbimet e policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen e punëtorit nga masivi I gurit, fatkeqësisht I plagosuri nuk mundi t’I mbijetonte plagëve të marra./abcnews.al