Masive gurësh nga mali në rrugën dytësore Milot -Rubik

schedule15:51 - 22 Janar, 2018

schedule 15:51 - 22 Janar, 2018

Një masiv i madh gurësh ka rënë nga mali në rrugen dytësore Milot -Rubik. Për fat nuk pati dëme në njerëz, por lëvizja është bllokuar dhe ka krijuar probleme për banorët e zonës. Rreshqitja në afërsi të fshatit Rrasfik rrezikon edhe një shtyllë e tensionit të lartë. Për zhbllokimin është angazhuar menjëherë firma kontraktore që mirëmban këtë segment rrugor.  Në të njëjtin vend edhe vetë shtrati i rrugës ka rrëshqitur drejt lumit Mat. Kjo e bën situatën edhe më kritike. Por ky problem sipas prefektit të Lezhës Gjergj Ndreca është shkaktuar nga lavatriçet që punojnë për nxjerrjen e inerteve./abcnews.al