Një 21 vjecar nga Dibra u arrestua në kuadër të operacionit policor “Siguracioni”, për goditjen e falsifikimit të siguracionit të automjeteve. Operacioni u realizua pas një hetimi dymujor mbi bazën e denoncimeve të shumta të qytetarëve, që kishin rënë pre e mashtrimit në Portin e Barit, Itali. Gjatë hetimit policia mundi të dokumentojë 13 raste të mashtrimit me Policë Sigurimi për automjete të qytetarëve. Nga hetimet e kryera rezulton 21 vjecari gjatë muajit korrik 2019, në Portin e Barit, Itali, ka falsifikuar 13 Siguracione në emër të shoqërive të ndryshme sigurimi, për automjetet që hyjnë në Shqipëri. Në momentin që qytetarët i nënshtroheshin kontrollit policor kishin rezultuar të falsifikuara. /ABC News Albania 24/7
Mashtrimi me sigurimin e makinave, arrestohet në Durrës 21 vjeçari nga Dibra
schedule11:42 - 1 Tetor, 2019
schedule 11:42 - 1 Tetor, 2019