TIRANË- Pas një ndërprerje një orëshe ku avokatët kërkuan të njihen me aktet, rinis në Gjykatën e Posaçme seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për 8 të arrestuarit që mashtronin qytetarët italianë dhe të vendeve të BE-së përmes call centerave.
Të arrestuarit janë Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, Odeas Kuqi
Ndërkohë mësohen edhe emrat e dy personave të tjerë që u ndaluan në flagrancë dhe do verifikohen kushtet gjithashtu, shtetasit Klaudio Kaçupi dhe Hysen Xhepexhiu.
Në kërkim mbeten organizatorët e aktivitetit kriminal vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj/abcnews.al


