Burrë e grua të cilët ishin shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda u kapën nga policia e Fierit. Ata janë Fisnik Kajolli 34 vjeç dhe Migena Kajolli 27 vjeçe. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro. Për këta persona, Gjykata e Shkallës së parë Fier tri ditë më parë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda”. /abcnews.al
Mashtrimi me 200 mijë euro në Fier/ Kapet çifti i shpallur në kërkim
schedule10:30 - 22 Maj, 2018
schedule 10:30 - 22 Maj, 2018