Mashtrimi i Berishës me lejet e pallateve, si iu shmang pyetjes së ABC për përbërjen e KRT

schedule11:04 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 11:04 - 23 Dhjetor, 2023

Në atë që mund të jetë konferenca e tij e fundit me gazetarët, Sali Berisha, nuk nguroi të gënjejë sërish në lidhje me përgjegjësitë e tij në çështjen Partizani.

Prej kohësh pretendon se ndryshimin e statusit të zonës ku u ndërtuan pallatet e Malltezit e ka bërë Rama si kryebashkiak, edhe pse shumicën e anëtarëve dhe të kompetencave në KRT e kishte vetë, por ky është një fakt që Berisha e zhvlerëson.

“Asnjë vlerë nuk ka ajo. Pse? Përbërja ka të bëjë me miratimin ose jo, por KRT merr vetëm ato që i dërgon këshilli teknik ose sekretariati teknik që përbëhet i tëri nga punonjës rrogëtar të Bashkisë.”

Pr, për Berishen më e rëndësishme ishte sekretaria që përpilonte dosjet sesa anëtarët e këshillit të cilët i komandonte ai dhe ajo që Berisha nuk i kthen në kujtesë publikut, është fakti se në atë kohë kishte marrë totalisht kompetencat e KRT, shumicën e të cilave e kaloi nga qeverisja lokale te ajo qendrore dhe kishte edhe shumicën dërrmuese të anëtarëve në Këshill.

Përgjegjësia e Edi Ramës sipas inxhinierit Arben Meçe në rastet e firmosjes ishte burokratike pasi vendimarrjen e bënin anetarët e këshillit, të cilët në atë kohë ishin në shumicë të Berishës.

“Por tani sekretaria ishte dorë të pushteti lokal dhe KRT ishte në dorë të pushtetit qendror. Kjo ishte një shkelje e ligjit, kaq mjafton për t’i thënë Berishës që ke shkelur ligjin. Saliu tani thotë që vendimmarrja nuk është asgjë dhe përgatitja e dokumentit është baza.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!