Mashtrimet me kriptovaluta/ Policia: 17 të arrestuar, sekuestrohen pajisje kompjuterike dhe shuma parash

schedule10:33 - 18 Nëntor, 2024

schedule 10:33 - 18 Nëntor, 2024

Një operacion po zhvillohet nga Policia e Shtetit në të gjithë Tiranën, por edhe në Shkodër. Sipas uiformave blu, është zhvilluar operacioni policor i koduar “USDT-1”, si rezultat i një hetimi disamujor.

Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.

Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Operacioni është ende në vijim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!