Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me 17 të arrestuar, ja ku ndodheshin pikat e këmbimit valutor

schedule13:37 - 18 Nëntor, 2024

schedule 13:37 - 18 Nëntor, 2024

Detaje të reja janë zbardhur sa i takon operacionit të zhvilluar nga krimi ekonomik në bashkëpunim me forcat operacionale në Tiranë, por kontrolle e aksion pati edhe në Shkodër, Vorë, Laknas, Kamëz, Fushë Krujë, lagjet Mëzez, Kashar, Fresk, dhe në lagje të tjera të kryeqytetit.

ABC News ka mësuar vendndodhjen e disa prej pikave të këmbimit valutor që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre.

Pikat kyçe ka qenë ‘exchange’ tek ‘Shallvaret’, pika e këmbimit valutor tek rruga ‘Abdyl Frasheri’ dhe tjetra pranë ‘Librit Universitar’.

Deri tani është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 persona.

Ndërsa, oolicia ka sekuestruar kompjutera, celularë dhe para./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!