20 persona janë arrestuar nga autoritetet greke këtë të hënë gjatë një operacion që synonte kapjen e një rrjeti të dyshuar kriminal, të akuzuar për përfitimin e paligjshëm të subvencioneve bujqësore të Bashkimit Evropian.
Arrestimet u përqëndruan në ishullin e Kretës.
Midis të ndaluarve janë dy kontabilistë dhe tre zyrtarë nga Qendrat e Pritjes së Deklaratave për të cilët autoritetet thonë se ishin disa nga drejtuesit i grupit.
Policia vlerëson se fitimet e paligjshme të rrjetit tejkaluan 3 milionë euro në më pak se pesë vjet, ndërsa rreth 90 persona besohet se janë nën hetim.
Operacioni filloi në vitin 2019.
Hetimet nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian kanë zbuluar keqpërdorim të gjerë të fondeve të Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së midis viteve 2018 dhe 2022, përfshirë deklarata të rreme të bagëtive dhe pretendime për tokë të papërshtatshme, siç janë zonat e kullotave publike, vendet ushtarake dhe zonat e mbrojtura.
Skandali ka çuar në një ristrukturim të madh të agjensisë së përfitimit të subvencioneve, që u mbyll në vitin 2025 dhe u zëvendësua nga autoritetet tatimore pas gjobave të BE-së dhe hetimeve të vazhdueshme për mashtrim sistemik.
Nën hetim për skandalin janë edhe disa deputetë të partisë Demokracia e Re e kryeministrit Mitcotakis.


