Masat shtesë të policisë për sezonin

schedule15:10 - 21 Gusht, 2018

schedule 15:10 - 21 Gusht, 2018

Drejtori i Departamentit të Sigurisë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, zbriti në terren për të parë zbatimin e masave shtesë të policisë. Ai nënvizoi mungesën e ngjarjeve të rënda kriminale në këtë sezon dhe garantoi lehtësi në pikëkalimet kufitare për turistët apo shqiptarët që kthehen në vendet e tyre të punës në emigrim.

Nga plazhi i Spillesë, ku inspektoi masat shtesë të policisë për sezonin veror, drejtori i Departamentit të Sigurisë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, tha se gjatë këtij sezoni nuk është shënuar asnjë ngjarje e rëndë kriminale.

“Nuk kemi pas asnjë lloj ngjarje të rëndë, përsa i përket qoftë mbytje në det nga qytetar të ndryshëm të cilët frekuentojnë plazhin e Spillesë apo dhe veprimtari të tjera kriminale, që kanë të bëjnë me vjedhje të ndryshme, apo konflikte që mund të ketë në raste të tilla”.

Loka theksoi se Policia masat shtesë do të vijojnë edhe për pjesën e mbetur të sezonit turistik veror.

“Jo vetëm në Spille, por në të gjithë bregdetin shqiptar do të vazhdojmë të kemi shërbimet e Polisicë së Shtetit, shërbime të cilët fillojnë që nga vendkalimet kufitare. Kemi marrë masa duke shtuar numrin e sporteleve në vend kalimet kufitare, kemi marrë masa në akset rrugore, me prani të punonjësve të policisë rrugore dhe në të gjitha territoret e vendit tonë”.

Sipas kreut të Departamentit të Sigurisë, strukturat e policisë së Kufirit dhe Migracionit, do të vazhdojnë të monitorojnë mjetet lundruese e argëtuese që qytetar të ndryshëm i përdorin gjatë sezonit turistik veror./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!