Nëse nuk zbatoni rregullat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes se koronavirusit të ri do të ndëshkoheni rëndë.
Këshilli i Ministrave ka disafishuar gjobat dhe ndryshimet në ligjin për “parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive” janë botuar në fletoren zyrtare.
Nga 500 mijë lekë që ishte gjoba deri në mbyllje të veprimarisë në rast përsëritje nëse;
Nuk sigurohet uji i pijshëm higjenik si dhe mbrojtja sanitare e burimeve, objekteve dhe rrjetit shpërndarës për furnizimin publik me ujë të pijshëm. Ruajtja e kushteve higjeno-sanitare në ndërtesa publike e jopublike në mjetet e komunikacionit publik apo mjedise të hapura.
Sigurimi i mjeteve personale që shërbejnë për mbrojtjen e punonjësve të shëndetësisë dhe personave të tjërë të ekspozuar ndaj agjentëve infektues. Sigurimi i infrastrukturës së posacme për parandalimin e sëmundjeve infektive dhe izolimi në karantinë në veçanti.
Dënimi shkon nga gjobë 500 mijë lekë deri në 700 mijë lekë dhe në rast përsëritje mbyllet veprimtaria.
Nësë më parë mosmarrja e masave të veçanta si izolimi në karantinë, transporti i sigurtë, diagnoza e saktë dhe në kohë reale mikrobiologjike, trajtimi dhe shërimi I personave të sëmurë, gjurmimi I kontakteve dënohej me gjobë 100 mijë lekë tashmë dënimi shkon nga 100 mijë deri në 700 mijë.
Po kaq është gjoba dhe për mos zbatimin e urdhërit për mbylljen e shkollave, aktiviteteve publike dhe jopublike, grumbullimet masive në vende të hapuara apo të mbyllura.
Refuzimi për vendosjen nën mbikqyrjen shëndetësore të punonjësve që punonjë në prodhimin dhe tregtimin e artikujve ushqimorë apo që punonjë në furnizimin e popullatës me ujë të pijshëm të cilët në kontakt të drejtpërdrejt me ushqime
Shërbejnë në inistucionet shkollore dhe parashkollore, cerdhe dhe kopshte, institucionet shëndetësore ato të përkujdesjes sociale ,
Punojnë në shërbime të tilla si banjë publike, qendra estetike dhe shërbime të ngjashme
Gjobitej nga 500 mijë lekë per personin object mbikqyreje dhe 100 mijë lekë për punëdhënesin tashmë denimi shkon nga 100 mijë lekë për personin object I mbikqyrjes shëndetësore dhe 700 mijë lekë për punëdhënësin e tij.
Ndërsa moskryerja e veprimeve të detyrueshme për përballimin e epidemive si deklarimi I tyre, më herët gjobitej nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë tashmë ka shkuar nga 100 mijë deri në 500 mijë lekë dhe me mbyllje të veprimtarisë.
Për të siguruar zbatimin e masave parandaluese gjatë një epidemie si kjo e Covid 19, por dhe fatkeqësive natyrore apo aksidenti të rëndë që mund të favorizojë shpërthime epidemike angazhohen Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura. /abcnews.al