Masat e SHBA-së ndaj Kosovës për situatën në veri: Jam i brengosur, por asnjëherë i frikësuar

schedule12:42 - 31 Maj, 2023

schedule 12:42 - 31 Maj, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i brengosur për masat që ka ndërmarrë SHBA-ja kundër Kosovës, për shkak të situatës në veri të vendit, por “asnjëherë i frikësuar”.

SHBA-ja tha se Kosova i injoroi këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe dhe e përjashtoi atë nga pjesëmarrja në një stërvitje ushtarake, të udhëhequr nga Amerika në Evropë.

“Po punojmë shumë që të gjejmë një zgjidhje për këtë”, tha Kurti nga Bratisllava, ku po merr pjesë në një forum për sigurinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!