Dy persona janë arrestuar afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përpara ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit.
Gjatë kontrolleve janë identifikuar dy persona të dyshuar, të cilët më pas janë arrestuar nga ekipet policore jashtë stadiumit “Fadil Vokrri” për të mbajtur nën kontroll situatën dhe dhe të ofrojnë rend e siguri./h.ll/abcnews.al
Informacion zyrtar
Prishtinë, 12 nëntor 2023
Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante, po vazhdon angazhimet sipas planit operacional për mbarëvajtje dhe ofrim të sigurisë lidhur me ndeshjen sportive në mes të Kosovës dhe Izraelit. Gjatë realizimit të detyrave policore mund të konfirmojmë se dy persona meshkuj kosovarë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me rregullat e parapara për hyrje në stadium, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim të vazhdueshëm me policin dhe njëherit vazhdon të kërkoj që të respektojnë rregullat e parapara, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive.
Me respekt,
DIMP