Kryeministri i Spanjës dënoi një seri protestash të dhunshme në qytete anembanë vendit kundër kufizimeve të vendosura për të frenuar valën e COVID-19 pasi një gjendje e jashtëzakonshme gjashtëmujore hyri në fuqi këtë javë.
Përplasjet midis policisë dhe protestuesve vazhduan në Madrid kundër kufizimeve të reja kundër Covid.
Trazirat shpërthyen edhe në Barcelonë, Bilbao, Burgos, Santander dhe Valencia. Sipas raporteve të mediave, 29 oficerë policie dhe shtatë protestues u plagosën ndërsa 32 njerëz u arrestuan.
Në qytetin verior spanjoll të Logroño, rreth 150 njerëz sulmuan policinë me gurë, u vunë flakën kontejnerëve dhe plaçkitën dyqanet, sipas njoftimit të policisë.
Në shumë raste, dhuna duket se është ushqyer nga grupe të ekstremit të djathtë të lidhur me klube të futbollit, sipas policisë./abcnews.al