Rrugët nuk do te bllokohen/ Policia: Do mbajmë hapur segmentet e përmendura nga PD

schedule10:32 - 29 Tetor, 2024

schedule 10:32 - 29 Tetor, 2024

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, prej mbrëmjes së të mërkurës, ka shpërndarë planin e masave, për protestën bllokues të thirru nga opozita, rreth orës 17 të së martës.

Në këtë plan masa, policia e Shtetit, ka përcaktuar se në të 6 pikat ku do të mblidhen protestuesit e opozitës, të jenë të pranishëm nga 300 efektivë të forcave të rendit. Ndërkohë në ndihmë të tyre do të jenë, reparti I Frocave të Sigurisë Kombëtare, si dhe Repartet “Shqiponja” nga i gjithë vendi.

AbcNeës mëson se policia do tentojë te mbajë hapur kryqëzimet ku parashikohet bllokimi i rrugëve Kombëtare, ndërsa ka apeluar organizatorët e protestës, se pengimi I mjetëve të transportit është vepër penale që dënohet nga gjobë deri në 3 vjet heqje lirie.

Sipas njoftimit zyrtar që Partia Demokartike, ka bërë në policinë e Shtetit, protesta bllokuese pritet që të zgjas nga deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Për sa i përket Policisë Rrugore sot janë thirrur të gjithë efektivët që të dalin në punë, për të siguruar qarkullimin e automjeteve dhe devijimin në rrugë dytësore në rast bllokim. Ndërkohë për personat që do të duhet të udhëtojnë drej aeroportit duhet të mbërrijnë atje përpara orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternativë, për të shmangur bllokimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!