Masat e Disiplinës: Gjobiten Vllaznia dhe Besëlidhja, e pëson dhe Luftëtari

schedule20:08 - 30 Janar, 2020

schedule 20:08 - 30 Janar, 2020

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë disa vendime. Besëlidhja arriti një fitore të madhe në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Partizanit (3-0) dhe tifozët lezhjanë përjetuan një pasdite fantastike.

Gjithsesi, thirrjet e tyre “Rama, ik”, i kanë kushtuar 100 mijë lekë gjobë klubit të Kategorisë së Parë. Me të njëjtën shumë është gjobitur edhe Vllaznia për sjellje të gabuar të tifozëve në ndeshjen e kampionatit kundër Laçit (0-0).

Arbitri ishte shënjestra e tifozëve shkodranë, të cilët nuk kursyen hedhjen e disa shisheve në fushën e blertë. Zyrtari i Luftëtarit, Artur Danaj nuk u përmbajt në ndeshjen e humbur kundër Tiranës në fundjavë (5-1) dhe është pezulluar me 8 ndeshje.

Edhe klubi gjirokastrit detyrohet të paguajë dëmet e shkaktuara në “Selman Stërmasi” nga lojtarët dhe stafi teknik, teksa diçka e tillë duhet të ndodhë brenda 15 ditëve. /abcnews.al

Vendimet e Komisionit të Disiplinës