Masat anti-Covid, UEFA “ua mbledh” klubeve në Champions dhe Europa League

schedule16:18 - 10 Korrik, 2020

schedule 16:18 - 10 Korrik, 2020

Sot është hedhur shorti për dy kompeticionet europiane, Champions League dhe Europa League. UEFA konfirmoi se të dy kompeticionet do të zhvillohen në Portugali dhe Gjermani, duke hedhur poshtë kështu se ndeshjet e para mund të zhvilloheshin në stadiumet e skuadrave pjesëmarrëse. E gjithë kjo bëhet si një masë mbrojtëse ndaj Coronavirusit, ku drejtuesit e UEFA-s kanë menduar për të gjithë masat e nevojshme.

Kështu të gjithë klubet pjesëmarrëse nuk do të lejohen të largohen nga dy shtetet se ku do të zhvillohen ndeshjet, deri në momentin që ekipi eliminohet. Në këtë protokoll përfshihen lojtarët, trjanerët, zyrtarët e klubeve, stafet teknike si dhe çdo punëtor i klubeve. Asnjë nuk mund të largohet nga kampi, në mënyrë që mundësia për t’u infektuar me Covid-19 të jetë më e vogël.

Duke parë se situata e krijuar nga pandemia është e paparashikueshme, masat e mara mund të ndryshojnë në çdo moment. Rol të rëndësishëm kanë dhe qeveritë lokale të Portugalisë dhe Gjermanisë, ku deri në muajin gusht mund të kemi masa të reja ndaj virusit vdekjeprurës. /abcnews.alvti