Masat anti-Covid shtrëngohen, transporti publik mbetet shqetësues dhe i rrëzikshëm

schedule15:02 - 12 Shkurt, 2021

schedule 15:02 - 12 Shkurt, 2021

Nga Maksi Rama

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vënë në fuqi masat e reja anti Covid prej ditë së enjte që të minimizohet përhapja e koronavirusit në të gjithë vendin.

ABC bëri një vëzhgim në kryeqytet dhe vihet re një nenglizhencë e qytetarëve në respektimin e masave. Transporti publik, baret dhe kafenetë mbeten sërish vende ku ka më shumë grumbullime.

Më të ndërgjegjësuar në respektimin e masave anti Covid janë kryesisht mosha e tretë

Ekspertët transportin publik e kanë konsideruar si përhapës të infeksionit, e pavarësisht kësaj autobusët vijojnë të qarkullojnë plot me pasagjerë

Këtë shqetësim e shprehin dhe vetë qytetarët për ABC

 “Është plot, në mëngjes që ne ikim për punë aty është plot se janë reduktuar dhe autobusët”, ka thënë një qytetare.

Grumbullimet nëpër tavolinat e kafeneve mbeten shqetësim pavarësisht shtrëngimit të masave nga qeveria

Për të ndërgjegjësuar  dhe ndëshkuar qytetarët për mosvënien e maskës, efektivët e policisë i gjen pothuajse kudo

Por në një kohë që policia po ndëshkon qytetarët e pabindur, një gjë e tillë duket se nuk ndodh për gjobitjen e kolegeve të tyre si në këtë rast./abcnews.al