Masat anti-covid në shkollë, Shahini dëgjon shqetësimet për fëmijët me aftësi të kufizuara

schedule15:06 - 2 Shtator, 2020

schedule 15:06 - 2 Shtator, 2020

Në datë 14 shtator fillon viti i ri shkollor, ndërsa ministrja e Arsimit Besa Shahini ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të shoqatave që kanë në fokus fëmijët me aftësi të kufizuara lidhur me zbatimin e rregullave anti-Covid ku përfshihet edhe mbajtja e maskës.

Me përfaqësues të shoqatave që kanë në fokus fëmijët aftësi të kufizuara, ditën e sotme diskutuam mbi mënyrat më të mira të zbatimit të udhëzuesit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Mbajtja e maskave në shkollë, distancimi fizik e social, kujdesi i shtuar në respektimin e rregullave anti-COVID, mësimi në kushte shtëpie etj., janë tema që kërkojnë vëmendje maksimale dhe një tjetër lloj përkushtimi kur bëhet fjalë për nxënësit me AK në sistemin e arsimit parauniversitar.

Si MASR, e cila ka përherë prioritet gjithëpërfshirjen, ne jemi të përgatitur që edhe në kushtet e vështira në të cilat po punojmë sot, të ofrojmë cilësinë më të mirë arsimore për nxënësit me AK” shkruan Shahini./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!